Albin Kurti pranon letër urimi nga kryeministri i Japonisë

30 mars 2021 | 12:23

Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga homologu i tij japonez, Yoshihide Suga, me rastin e zgjedhjes së tij si kryeministër i Republikës së Kosovës.

Në letrën e tij, Suga ka shkruar se Japonia i kushton shumë rëndësi marrëdhënieve me Kosovën.

“Në bashkëpunim të ngushtë me shkëlqesinë tuaj, Japonia do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive përpjekjet reformuese të Kosovës drejt anëtarësimit në BE në kuadër të nismës për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor”, është thënë në letrën e kryeministrit japonez, dërguar Kurtit.

Letra e plotë:

Shkëlqesia juaj,

Shfrytëzoj rastin t’ju shpreh urimet e mia të përzemërta për zgjedhjen tuaj si kryeministër i Republikës së Kosovës dhe t’ju shpreh urimet e mia të sinqerta për çdo sukses në pozitën tuaj të rëndësishme.

Japonia i kushton shumë rëndësi marrëdhënieve me Kosovën, e cila luan një rol kryesor për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe në Evropë, ndërsa është e përkushtuar të kontribuojë në zhvillimin e vendit tuaj përmes mbështetjes së vazhdueshme, përfshirë ndihmën përmes grantit të paraparë për adresimin e pandemisë aktuale Covid-19.

Në bashkëpunim të ngushtë me shkëlqesinë tuaj, Japonia do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive përpjekjet reformuese të Kosovës drejt anëtarësimit në BE në kuadër të nismës për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor.

Besoj fuqimisht se shkëlqesia juaj do të dëshmojë një lidership të fortë drejt promovimit të reformave sociale dhe ekonomike në vendin tuaj.

Ju dëshirojë juve shëndet kurse Republikës së Kosovës prosperitet, si dhe zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona.

News 24X7 Plus | Yoshihide Suga appointed as new head of Japanese ruling  party, will replace Prime Minister Shinzo Abe

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërrimi i shpeshtë i qeverive ka bërë që Kosova të…