Albin Kurti: Pres letrën e Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë

22 mars 2021 | 11:48

Pak çaste pasi Glauk Konjufca është zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, është deklaruar për medie kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në prononcimin e tij të shkurtër para medieve, Kurti ka thënë se pret ftesën e Konjufcës për formimin e qeverisë.

“Tash e kemi Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit, unë pres prej tij që të më sjellë ftesën për formimin e qeverisë si mandatar i ardhshëm dhe më pas do të ndjekim hapat kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Kurti, duke shtruar se tashmë i ka edhe emrat e ministrave.

“Emrat e ministrave unë i di dhe së shpejti i merrni vesh edhe ju”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e famshme e filmit “Frida”, Salma Hayek, ka thënë…