Albin Kurti i shkon në zyre Mytaher Haskukës
11 janar 2018
| 11:35
Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh deputet i Kuvendit, Albin Kurti, ka vizituar kryetarin e ri të komunës së Prizrenit nga kjo lëvizje, Mytaher Haskuka.
Gjatë kësaj vizite, ai ka qenë i shoqëruar nga deputetët e Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj dhe Drita Millaku.
Lajmin për këtë vizitë e ka bërë me dije deputeti Rexhaj nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”.
“Ku ka më mirë sesa ditën ta fillosh në Komunën e Prizrenit!”, ka shkruar Rexhaj.