Albin Kurti sot në Tiranë, nesër në Vlorë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nesër për 28 nëntor në nder të 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, do të vizitojë Vlorën, ku do të bëjë homazhe dhe nderim dëshmorëve e heronjëve që sakrifikuan jetën e tyre për liri.

I pyetur nëse do të ketë mbledhje mes dy qeverive, Kurti tha se do të ketë në të ardhmen, porse nuk dihet koha se kur.
Kreu i ekzekutivit ndoqi nga afër bashkëprodhimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit shqiptar të Shkupit: “Shtëpia e Zotit”.
Nga aty ai dha një mesazh për shqiptarët.
“Urime 28 nëntori i Skënderbeut në Krujë, Ismail Qemalit në Vlorë dhe i Adem Jasharit në Prekaz”, tha Kurti për EuroNews.