![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/Albin-Kurti-vetura.jpg)
Albin Kurti takohet me fansin që e mban fotografinë e tij në veturë
25 janar 2021
| 22:35
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pasur një takim të pazakontë përgjatë ditës së sotme në Lipjan.
Atje u takua me fansin e tij të flakët, që në veturën e tij e ka të vendosur fytyrën e liderit të LVV’së.
Fotografia është bërë virale ne rrjetet sociale.
Një veprim të ngjashëm e ka bërë edhe një përkrahës tjetër i Kurtit.
Ky i fundit i ka rezervuar hapësirë fotografisë së ish-kryeministrit në hyrjen e shtëpisë.