Albin Kurti: Unë jam bartësi i listës së LVV-së

02 shkurt 2021 | 23:44

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se është bartës i i listës së VV-së, anipse vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia pamundësojë Kurtit të kandidojë për deputet.

Lideri i VV-së ka shpalosur programin qeverisës dhe listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt, përmes një lidhjeje direkte në rrjetin social Facebook.

“Këshilli i VV-së më nominoi si kandidatin për kryeministër të Kosovës nga VV në këto zgjedhje. Është ndër dhe përgjegjësi ta përmbush këtë vullnet të shprehur në mënyrë demokratike. Bartës i listës jam unë, numër 2 është Vjosa Osmani, numër 3 Glauk Konjufca..”, tha Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë përfillur ligjin, duke fotografuar…