Albin Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit
02 janar 2021
| 11:40
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar për vizitë në familjen e Rexhep Selimit.
Kurti së bashku sekretaren organizative të LV-së, Vlora Haxhimehmeti janë pritur nga bashkëshortja e Selimit, Shqipja.
Ai ka uruar që të lirohet nga burgu Rexhep Selimi, raporton “Epoka e re”.
“Me Vlorën, te Shqipja. Në natën e dytë të Vitit të Ri, urojmë të lirohet Rexha nga burgu. Dhe, i gëzohemi ditëve të mira nga qeverisja e drejtë pas zgjedhjeve të reja”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.