Albin Kurtit i largohet këshilltarja Rozafa Kelmendi, kjo është arsyeja
Kryeministrit Albin Kurtit i është larguar këshilltarja Rozafa Kelmendi. Këtë e ka bërë të ditur vet këshilltarja Kelmendi përmes një postimi në “Facebook”.
Ajo si arsye të largimit nga Zyra e Kryeministrit ka dhënë obligimet akademike.
Kelmendi ishte e angazhuar si Këshilltare e jashtme për Drejtësi Tranzicionale në zyrën e Kryeministrit Kurti.
Postimi i saj:
Jam thellësisht mirënjohëse për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë shërbimit tim në Zyrën e Kryeministrit.
Ka qenë nder i jashtëzakonshëm të shërbej për Republikën dhe popullin e Kosovës.
Për shkak të obligimeve akademike, sot kam përmbyllur angazhimin si Këshilltare e jashtme për Drejtësi Tranzicionale.
Mbetem përherë falënderuese dhe e nderuar për mundësinë që më është dhënë, siҫ mbetem gjithmonë mbështetëse e qëllimeve të përbashkëta për drejtësi dhe barazi.