‘Albin, ndërpreje procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore me peticion’
17 gusht 2023
| 20:12
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta ndërpres procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore me peticion.
Haradinaj i ka thënë Kurtit që të vazhdojë me një strategji të re, me dorëheqjen e kryetarëve.
“Albin, ndërpreje procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore me peticion. Vazhdo me një strategji të re, me dorëheqjen e kryetarëve. Ashtu do të binden edhe aleatët se je për zgjidhje, e jo për kriza të reja në veri të vendit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.