Albin Tahiri përfundon edhe lëshimin e dytë, ja ku u rendit

16 shkurt 2022 | 08:38

Albin Tahiri ka zënë vendin e 37 në disiplinën e sllallomit në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Skitari ynë ishte i 44-ti në lëshimin e parë, ndërsa në të dytin bëri ngritje, falë edhe largimit nga shtegu të disa prej garuesve. Në total morën pjesë 88 garues, ndërsa të dyja lëshimet i përfunduan 45 sosh.

Koha e tij pas dy lëshimeve ishte: 2 minuta e 02.94 sekonda.

Me sllallomin e sotëm, përfundojnë të gjitha garat për skitarët tanë, Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, në LOD Pekini 2022.

Albini garoi në katër disiplina. Në lëshim ishte i 35-ti, në kombinim alpin i 15-ti, në sllallom të madh i 30-ti. Kiana garoi në sllallom të madh dhe doli e 49-ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ë dëshpëruar dhe të pashpresë për qytetarët Qeverinë Kurti po…