ALBIN ZHDANOVI!

26 mars 2025 | 13:00

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

1. Andrej Zhdanov: Ishte njëri ndër udhëheqësit e Partisë Komuniste Sovjetike dhe konsiderohej si pasardhës i Stalinit, por se vdiq para Stalinit. Ai konsiderohej si kryepropaganduesi në Bashkimin Sovjetik në periudhën 1945 – 1948 dhe ideolog kulturor. Realisht ishte ideolog i terrorit ndaj kundërshtarëve politikë. Qasja e Zhdanovit njihet si doktrinë zhdanoviste që nënkupton ta bëjë partinë një mjet për edukim politik, agjitacionin në baza ideologjike dhe manipulimin mbi këto baza të masave të gjëra. Ishte ideolog i Terrorit të Madh dhe hartues i listave për ekzekutim të kundërshtarëve politikë. Bëri pastrim në baza ideologjike duke diferencuar shumë shkrimtarë të njohur si Ana Ahmatova dhe kompozitorë me renome ndërkombëtare si: Dmitri Shostakovich, Sergei Prokofiev, Aram Khachaturiam, etj.

Në takimin e Cominform në Bukuresht në vitin 1948 për shkak të qëndrimit të butë ndaj Jugosllavisë, Stalini e zëvendësoi menjëherë me Malenkovin dhe e dërgoi në një sanatorium. Aty iku për lesh.

Kur flitet për doktrinën zhdanoviste nënkuptohet lufta kundër çdo gjëje përparimtare që del jashtë kritereve të edukimit politik dhe guacës ideologjike e që janë të përcaktuara nga partia komuniste që dhunën e ka mjet për të ardhur në pushtet kurse terrorin dhe trushpërlarjen përdorë për të qëndruar në pushtet. Këtu viktimat nuk konsiderohen qenie njerëzore, por vetëm numra për statistikë. Edhe sot Zhdanovi përmendet si mishërim i personit që propagandën e ka pasqyrë për deformim të realitetit, shpërlarje të trurit, likuidim politik dhe fizik i kundërshtarëve politikë dhe ideologjikë apo armiqve të popullit dhe marrjes si dhe mbajtjes së pushtetit mbi themele të propagandës dhe manipulimit ideologjik. Ky ishte Andrei Zhdanov i Partisë Komuniste Sovjetike po kush është riinkarnimi i tij në Kosovë?! Besoj se e keni të qartë përgjigjen.

2. Albin Kurti apo Zhdanovi i Kosovës: Profili politik është i deklaruar si i majtë, neoliberal i ngatërruar me një nacionalizëm të imagjinuar. I angazhuar për drejtësi sociale, një Fidel Kastro, Horhe Mojica, Hugo Chavez, Nicolas Maduro apo Slavoje Žižek, por se jetën e bënë si një aristokrat tradicional, jo se ka pasuri personale, por se e ka personalizuar shtetin përmes pushtetit. Stoik i dikurshëm si Zenoni apo Epikteti, diktator i tashëm si Cezari dhe Neroni. Për rrethana tona orator si Ciceroni kurse dyfytyrësh si Mark Antoni. Ambalazhimin e urtësisë e ka si Kato kurse shpërthimin e urrejtjes ndaj hajvanëve e ka si Fulvia apo Sulla. Është kryepropagandist sikur Zhdanovi dhe këtë e përdori për të ardhur në pushtet, vazhdon ta përdorë për të mbetur në pushtet, me çdo kusht dhe me të gjitha mjetet .

Ka dëshirë t’i drejtohet urbi et orbi masave të gjëra për t’i njoftuar për rreziqet nga armiq të jashtëm e më shumë nga armiq të brendshëm (opozita) edhe në gjuhën shqipe e sidomos në gjuhën serbe kur fletë laudato për kriminelin Oliver Ivanoviq dhe antishqiptarin Zoran Gjingjiq. Bashkimin kombëtar do ta bëjë me Alim Ramën, Nenad Rashiqin, Elbert Krasniqen, Emilly “Bronte” Rexhepi dhe Eden Atiq që kanë një të kaluar të pastër “kombëtare” dhe angazhim për bashkim kombëtar. Këta që ishin kundër bashkimit kombëtar i dërgoi në Burgun e Hagës.

I mençur është Cezari shqipfolës. Mendon se është i mençur. Bashkë me Zonjën e Mallkuar të LV-së, Dejona Mihalin, atë këshilltarin Ho Shi Min nga Azia dhe alfa dhe omega e mendimit politik, ideologjik dhe intelektual, z. Agim Bahtiri dhe Halil Thaçi nxori një videomesazh për mandatin dhunues 4-vjeçar të qeverisë Kurthi 2, e që po të mos shihej autori (dhunuesi), do të mendoni se vjen nga Norvegjia, Finlanda, Suedia apo Islanda e jo nga një vend të cilin e ka “lëpirë thiu”, si vendi më i varfër në Evropë apo Evropë, i izoluar në skamje, me sanksione, me pak miq dhe me shumë armiq, ku të rinjtë plaken para kohe kurse pleqtë banojnë afër kontejnerëve duke e zgjedhur vdekjen para pensionit, ku rrugaçët dhe kriminelët ta lëshojnë dhe ndalin rrymën duke e rritur mbi 140 për qind brenda mandatit dhunues katërvjeçar. Se rrejnë dhe mashtrojnë Besnik Rrenc Bislimi, Donika Shvarc Zeza apo Hajnrullah Çeko, nuk isha befasuar aspak, është situatë normale! E se që në maje të kësaj piramide mashtruese qëndron me “nder dhe dinjitet” Albin Kurti, as nuk e kisha besuar, as nuk e kisha dëshiruar. Kjo është e vërteta absolute, për fat të keq.

Prandaj Albini nuk mund të ketë as përfundim të mirë e së paku të lavdishëm të karrierës politike. Sikur të gjithë diktatorët. Sikur Cezari, sikur Zhdanovi. Ka mundur të bëjë gjëra të mira, kemi besuar se do të bëjë gjëra të mira. U dridh mali, polli miu, kjo është puna dhe rezultati i Albinit. Na ofroi një videomesazh me përmbajtje sadiste, sikur të ishim pacientë e jo qytetarë të Republikës, si po e quajnë. Sikur të ishim kursantë në kursin kundër analfabetizmit. Këtë mund ta bëjnë vetëm njerëzit e ligj , pa ndjenja elementare të empatisë, të zhveshur nga çdo skrupull moral. Duhet të jesh së paku sadomazokist ta bësh atë videomesazh, duhet të jesh së paku sadist ta shpërndash sikur edhe të jesh leshko t’i besosh këtij prostitucioni propagandistik. Fatkeqësisht!

3. Ngjarjet që e shënuan muajin: Pa asnjë dyshim ishte solidariteti i madh me presidentin Hashim Thaçi për humbjen e babait, Haxhi Thaçi. Ishte edhe një revoltë kundër Gjykatës Speciale Raciste. Shqiptarët e VVLEN -it në Maqedoni të Veriut po transformohen; nga një element konstituiv, në një element margjinal falë Albinit, Travarit dhe Bekim Koçes.
Në Luginë janë heshtur në vdekje mortore politike “rrogëtarët e Albinit”, as pordhët nuk po u dëgjohen. Në Mal të Zi askush nuk fletë për shqiptarë përveç Millo Gjukanoviqit që është 100 herë më shqiptar se Abazoviqi. Në Shqipëri kemi prekur fundin e mjerimit njerëzor, kombëtar, politik dhe moral, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë koalicion për një “Shqipëri Madhështore…”. Cili njeri normal e beson këtë ?! , kur as Saliu e Likja nuk e besojnë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka themeluar të mërkurën Këshillin Organizativ për…