Albina Kelmendi njofton se ka gati albumin e parë

01 tetor 2024 | 08:05

Këngëtarja Albina Kelmendi, ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë albumin e saj të parë.

Data e publikimit do të jetë me 10 tetor.

Ajo ka bërë të ditur se të gjitha këngët janë solo dhe se nuk ka bashkëpunime.

“‘’Shumë të vështirë e kom me zgjedh këngën e preferume veç e di qe keni me dëgju super këngë’’, ka shkruar ajo në Instagram.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani e Visar Korenica, pritet…