Albina Rugova lëndohet rëndë, do të mungojë gjashtë muaj
22 shkurt 2022
| 17:41
Hendbollistja e Përfaqësueses së Kosovës, Albina Rugova, ka pësuar lëndim serioz. Ajo është lënduar në ndeshjen e fundjavës në mes të Prishtinës dhe Istogut.
Albina është kapitene e Istogut dhe një prej lojtareve kryesore të kësaj skuadre. Rugova është, po ashtu, lojtare e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës. Paraqitet në pozitën e alos.
“Albina Rugova ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë dhe duhet t’i nënshtrohet operacionit. Ajo do të mungojë rreth gjashtë muaj në terrenet e hendbollit”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Istogut.