![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/03/kica.jpg)
‘AlbinExpress’, Kica-Xhelili: Kurti po bën propagandë me vetingun
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj postimit të fundit të publikuar në “Facebook” nga kryeministri Albin Kurti lidhur me vetingun në sistemin e drejtësisë.
Kica-Xhelili, ka thënë se vlerësimi i Kurtit për vetingun është propagandë.
“Kryeministër, ta lexova statusin. Seriozisht qenke dorëzuar! Nëse këtë proces e quan veting të shumëpritur, atëherë ose nuk e paske kuptuar kurrë çka është, ose nuk ke dashur ta bësh kurrë. Ky proces, i amputuar e i shkatërruar me fajin tuaj, nuk është as afër vetingut të shumëpritur. Është turp dhe manipulim madje ta quash veting”.
“Mjaft me propagandë, e fillo tregoji arsyet e vërteta pse ai vetingu i shumëpritur u shkatërrua në kohën tënde. Ndërsa, në qoftë se do të t’i numëroj dështimet dhe kapjen në drejtësi, të sfidoj të ballafaqohemi ku të duash e kur të duash”, ka shkruar ajo një “Facebook”.