Albini, i 47-ti në garën e super sllallomit
16 shkurt 2018
| 13:09
Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e super sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”.
Skitari ynë zuri vendin e 47-të nga 62 garues. Koha e tij ishte, 1:32.74 sekonda. Medaljen e artë e fitoi austriaku, Mathias Mayer, me kohë 1:24.44 sekonda. Gara e ardhshme e Albinit është të dielën (18 shkurt) në sllallom të madh.