Albini me Kosovën po sillet si çifligar!

19 janar 2022 | 12:25

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, duke folur për situatën e fudnit në vend, në lidhje me ngritjen e çmimeve të artikujve ushqimor dhe energjisë elektrike, ka theksuar se Albin Kurti po sillet me Kosovën si çifligar.

“Kosova është pronë e gjithë qytetarëve që jetojnë këtu e jo pashallëk i çifligarëve të mentalitetit mesjetar, të cilët sillen me fatin e vendit dhe qytetarëve sikurse ta kenë trashëgimi private nga baballarët e tyre”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Albini me Kosovën po sillen si çifligarë!

Kosova është pronë e gjithë qytetarëve që jetojnë këtu e jo pashallëk i çifligarëve të mentalitetit mesjetar, të cilët sillen me fatin e vendit dhe qytetarëve sikurse ta kenë trashëgimi private nga baballarët e tyre.
Kriza social-ekonomike (ngritja e çmimeve të artikujve ushqimor dhe energjisë elektrike) që ka përfshi vendin dhe që po rezulton me një krizë të thellë morale në shoqëri, po bëhet e papërballueshme nga qytetarët dhe po reflekton direkt në harmoninë dhe mirëqenën e familjeve tona si bërthamë e shtetit.
Papunësia, gjenda e rëndë në arsim e shëndetësi, mungesa e vizionit për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe dominanca e nepotizmit dhe krimit të organizuar në institucione, janë disa nga shkaktarët që e rendojnë jetën normale në Kosovë. Gjetja e një terapie për kurim të fenomeneve negative në shoqëri, është nevojë urgjente para se të bëhet vonë…
Popullore, gjithë qysh bëhet shteti vetëm kështu jo!
Zafa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka marrë pjesë…