Albinizëm, he bir!

07 shtator 2021 | 12:40

Kimete Berisha

  1. Kryetari i Kuvendit e kërcënon Ramush Haradinajn në emër të Prokurorisë!

(Pra e ka kapur Prokurorinë, i ka njerëzit e vet atje, se përndryshe nuk kish pasur dijeni çka po ndodh në Prokurori).

  1. Albinizmi i sotëm si stalinizmi dikur, po i shantazhon kundërshtarët, duke u gjetur vegza ose duke ua thurur ato.

I madh e i vogël në këmbë, në gjah për të gjetur sekrete të ‘armiqve’ që t’i kushtëzojnë me to.

Kurrë s’ka qenë populli më i spiunuar se sot. Janë paranojakë dhe besojnë se njerëzit i urton frika. Vet p..dh..n – vet tuten!

Ëë.

Sa më shumë që po i hulumtojnë armiqtë, aq më shumë po zbulojnë ‘dashnore’ të vetat dhe jetën sekrete të disave në mesin e tyre.

Ka Zot, pra, siç po shihet!

  1. Vetëvendosjes i ka dalë boja. Prandaj, Kryetari i Kuvendit kërkon që të shtyhen zgjedhjet lokale!

Mos e bëni atë gabim, se një filozof ka thënë ‘Luftën e shtyn veç në dëmin tënd’!

  1. Kryetari i Kuvendit ka pas kërkuar edhe një takim me mua, por s’ka pasur fat.

S’di a ma ka falur (E kam përshtypjen se refuzimi im që të bëhem deputete e Vetëvendosjes është arsyeja kryesore që po më hakmerren).

Kryetari ma kish falur nëse e kish pasur informatën se Askush s’e ka atë fat të takohet me mua.

Nejse, njëri e ka!

  1. Arben Vitia (i vetëm) e ka shkatërruar Vetëvendosjen më shumë se krejt opozita së bashku.

Me apo pa qëllim, nuk e di!

Veç e di se një njeri që paraqitet si mjek, pa qenë mjek me profesion, veç me diplomë, nuk lë t’zezë pa bë.

Ma çon mallin e atij mjekut që e urren mjekësinë, por me zor bëhet mjek për hatër të babës (Klinika Schwarzwald), dhe i vdesin në dorë pacientët!

Kasap, po!

  1. Kryeministri dhe Presidentja shikojnë lojë futbolli në kohën kur vdesin fëmijët në barkun e nanës, në vend se të shkojnë në t’pame!

Këta shkojnë veç në varrezat e të vrarëve të armikut!

Jo në t’pamet e atyre që i vrau ‘liria’ e tyre, që ua falën dhuratë vdekjen në pandemi, veç për t’u dukur ‘çlirimtarë të pandemisë’!

Kjo nuk është veç joetike por është morbide. Besomëni se s’do të bëhen rehat.

Kush luan me njerëz për ambicie të vetat, nuk do të kënaqet kurrë.

  1. Pushteti i Albin Kurtit i arrestoi përgjakshëm disa djem e vajza që protestojnë kundër Gjykatës Speciale.

Dje, Albin Kurti nuk e ka votuar këtë Gjykatë, e sot është nxeh aq shumë pas saj, sa nuk lejon as të protestohet kundër saj.

Ty taliban i Vetëvendosjes: a po ta rrok bile këtë paradox?

  1. Përndryshe, dje më ka ra maska, më rrëshqiti prej vathëve, besoni ose jo, m’u ka dukur se m’u ka çu fustani!
  2. Dje ka qenë ditë shumë e bukur për mua.

Paradite, më thirri njëra në telefon.

Tha:

‘A e ke naj ide të re për gatim, naj recetë diçka më të lehtë’

(se ajo e di që unë nuk jam gurmane, nuk jetoj për të ngrënë, por ha për të mbetur gjallë dhe prandaj i urrej të gjithë ata që e adhurojnë ushqimin, që han shpejt, lëpihen, i ndajnë kafshatat e mëdha, hanë në kēmbë…. dhe kam frikë nga trashësia. Pra vuaj nga obezofobia, por jo aq shumë sa të dridhem si thupra n’ujë).

I thashë, po moj.

Ta tregoj unë ty recetën më të re.

– E merr një litër e gjysmë ujë.

E merr një gotë qelqi.

Uji duhet të jetë i temperaturës së dhomës.

E merr edhe një shishe tjetër, të mbushur me një të tretën e litrës së ujit.

Ujin e vendos në bokall qelqi!

Ajo: Edhe?

Unë: Edhe ulesh e pi. Uji duhet të pihet në pozitë ulur.

Qeshi shumë.

Qesha edhe unë.

Kaq di të të them ty që ke rezerva të dhjamit e të mishit edhe për një jetë tjetër.

(S’ka gjë për mua më qesharake sesa obsesionimi me receta gatimi).

Ha thjesht, bukë e patligjan, pak djath, një spec, dhe ec. Mos u bë tul, se është gjynah!

P.S. Ju kisha treguar edhe shumë çka, por ju kaq doni të dini!

Ende nuk jeni pjekur për ta pranuar të vërtetën!

Ndërkohë, ju kisha propozuar ta lexoni librin: ‘How to sharpen pencils’ (shqip: Si t’i mprehni lapsat), të autorit David Rees.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka dal në mbrojtje të…