Albion Rrahmani aktivizohet në pjesën e dytë dhe shënon dy gola për Rapidin e Bukureshtit
Albion Rrahmani, sulmuesi i Kosovës ka “shpërthyer” në Rumani, ai po kalon një superformë në aspektin personal.
23-vjeçari që u bë futbollisti kryesor i rumunëve të Rapid Bukuresht në takimin e javës së 10-të përballë CFR Cluj, fituar me rezultatin 3 me 1.
Rrahmani shënoi dy gola në këtë sukses ndaj Cluj, ku përballë ishin edhe dy lojtarë shqiptarë, Ajeti dhe Krasniqi, me mbrojtësin shqiptar që luajti si titullar, ndërsa sulmuesi dardan u aktivizua në minutën e 62-të.
Ish-sulmuesi i Ballkanit shënoi golin e parë të takimit në minutën e 5-të, ku pasi humbi penalltinë nuk u dorëzua, por nxitoi që ta dërgonte topin në portë. Ndërsa Deac barazoi ndeshjen pas pesë minutash.
Në fraksionin e dytë, Rrahmani realizoi golin e dytë personal dhe të dytin për Rapid Bucuresti në minutën e 51-të. Teksa llogaritë e ndeshjes i mbylli Petrila me golin e minutës së 71-të.
Ky ishte dygolëshi i tretë personal për Albion Rrahmanin, pasi më parë kishte shënuar edhe ndaj Dinamo Bucuresti më 1 shtator dhe ndaj U. Craiova më 25 gusht dhe tani shkon në kuotën e 6-të golave duke u pozicionuar si një nga pesë golashënuesit më të mirë të kampionatit rumun.