Albion Rrahmani: Faruk Statovci i ka thënë babit tim, unë po i jepi 50 euro prej xhepit tim vetëm sjelle djalin
Sulmuesi i Rapidit të Bukureshtit, Albion Rrahmani e ka treguar një histori të veçantë me trajnerin e FC Phoenixit, Faruk Statovcin gjatë fillimit të karrierës së tij te Besiana.
Rrahmani tha se e falënderon shumë trajnerin Statovci, kjo për faktin se ai u bë personi që sulmuesi i Kosovës ta vazhdojë futbollin.
Tutje ai tregoi se si ishte afër ta lë futbollin, shkaku paga e ulët prej 100 euro, por ishte pikërisht trajneri Statovci që telefonoi babin e Rrahmanit dhe i tha se do t’i ndante 50 euro nga paga e tij për sulmuesin.
“Unë e kisha vendos ta lë futbollin. Ishte shumë e dhimbshme për mua. Paga që më ofroi Besiana ishte 100 euro, kaq kishin mundësi. Pasi mungova në stërvitje, Faruk Statovci e ka thirrë babin tim në telefon ‘pse spo vjen djali’. Babi i ka tregu që paga ka qenë shumë e vogël. Ai i ka thënë ‘po i dho edhe 50 euro prej xhepit tim vetëm bire djalin’. E përshendes shumë dhe e falenderoj trajnerin Faruk Statovci, pasi po të mos kishte qenë ai nuk do isha këtu. Këto suksese patjetër që janë edhe falë tij”, tha Rrahmani për Radio Urban FM.