Albion Rrahmani, në radarin e Rangers – në garë edhe Sparta e Slavia Prague
Albion Rrahmani ka pasur i një stinor shumë të suksesshëm te Rapidi i Bukureshtit në Rumani me 17 gola të shënuar në të gjitha garat.
Kjo ka bërë që ai të kërkohet nga shumë ekipe të mëdha.
Ndër ta është edhe Glasgow Rangers i superiores së Skocisë.
Mediet nga Skocia kanë raportuar se për sulmuesin e Kosovës, klubi Rangers ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare ndaj Rapid Bukureshtit.
“Light Blues” kanë qenë të lidhur ngushtë me Rrahmanin, i cili në ndeshjen e fundit me Rapidin është parë duke bërë një përshëndetje emocionale për klubin aktual.
Por, kjo ka qenë para ardhjes së trajnerit të ri të Rapidit, Neil Lennon, i cili në paraqitjen e parë për mediet gjatë ditës së sotme, ka thënë se shpreson ta mbajë në klub yllin e Kosovës.
Por, sipas raportimeve të fundit nga mediat rumune, klubi nga Skocia ende nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare për lojtarin – por një ofertë zyrtare veçse ka shkuar nga një klub tjetër.
Gazetari rumun, Emanuel Rosu, ka shkruar në “X”: “Nuk ka asnjë ofertë për Rrahmanin nga Glasgow Rangers deri më tani. Rapidi ka pranuar vetëm një ofertë zyrtare për përfaqësuesin e Kosovës dhe nuk është nga Rangers”.
“The Sun Scotland” ka raportuar se oferta për Rrahmanin ka shumë gjasa të jetë nga Sparta Prague, klub i cili besohet të ketë ofruar 2rreth 2.5 milionë euro për shërbimet e tij.
Edhe Slavia Prague besohet se është në garë për sulmuesin e Kosovës.
Pos tyre, të lidhura me një transferim të mundshëm të Rrahmanit, i cili ka edhe 2 vjet kontratë me Rapidin, kanë qenë edhe skuadrat Aston Villa, Werder Bremen dhe Benfica.
Trajneri i ri i Rapidit ka thënë: “Nuk dua që ai të largohet. Ai është top-lojtar dhe golashënuesit janë produkt i vlefshëm për ekipin. Janë lojtarë shumë të rëndësishëm dhe ai ka pasur një sezon fantastik. Ky diskutim shpresojmë se do të ndodhë por nuk mund ta kontrollojë atë për momentin”.