Albright arrin në Kosovë, pritet nga Jahjaga
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka mirëpritur sot në aeroportin Prishtinës ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Në profilin e saj në “Facebook”, Jahjaga ka shkruar se Albright është njëra nga kontribuueset më të fuqishme në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Postimi i plotë i Jahjages:
Jam krenare që, njëzet vite pas çlirimit, të mirëpres në Kosovë ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeline Albright- njërën nga kontribuueset më të fuqishme në lirinë dhe pavarësinë tonë. Vendosmëria dhe përkushtimi i Sekretares Albright për ta ndalur gjenocidin në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë dhe shpresën një populli të shtypur ishin kruciale për të ardhmen e popullit tonë. Sekretarja Albright, e cila ishte e pakompromis ndaj dhunës që regjimi i Millosheviqit po ushtronte në Kosovë, sot erdhi në një Kosovë që kultivon vlerat për të cilat ajo është angazhuar- lirinë, demokracinë, tolerancën dhe paqen.
Përjetësisht mirënjohës!
/Epoka e re/