Albright në librin e saj tregon për presionet ndaj Thaçit: Rugova, Qosja e Surroi ishin ulur si cunga

18 shkurt 2023 | 20:44

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, është njohur si mike e madhe e shqiptarëve të Kosovës.

Ajo ka qenë njeriu kryesor që në vitin 1999 ka bindur delegacionin e Kosovës ta pranon marrëveshjen e Rambujesë.

Në librin e saj të kujtimeve “Madam Secretary”, Albrigt tregon detaje interesante për negociatat që ka zhvilluar me delegacionin e Kosovës.

Në këtë libër, ajo shkruan se si sh-kryediplomati italian Lamberto Dinit i kishte bërë presion të madh Hashim Thaçit, si udhëheqës i delegacionit të Kosovës.

Ajo ka shkruar se presioni ndaj Thaçit nga diplomati italian nuk ishte i drejt.

Sipas saj, anëtaret tjerë të delegacionit të Kosovës nuk bënin zë.

Madje, ish-kryediplomatja amerikane thotë se ish-presidenti Ibrahim Rugova, publicisti Veton Surroj dhe akademiku Rexhep Qosja ishin ulur si cunga.

“Ata kishin premtuar të përgjigjeshin pozitivisht, por kur erdhi momenti, Thaçi nuk dha përgjigje direkte. Kjo i hapi rrugë ministrit të jashtëm italian Lamberto Dinit, që gjithmonë kishte qenë kritik i madh i UÇK-së. Ai i bënte presion Thaçit jo vetëm që ta pranonte kornizën por edhe ta tërhiqte mbështetjen ndaj referendumit për pavarësi. Kjo ishte e padrejtë.

Propozimi që e kishim zhvilluar u kërkonte kosovarëve ta shtynin, por jo ta braktisnin, aspiratën e tyre për pavarësi. Përsëri Dini shtynte Thaçin të përgjigjej me po ose jo në atë që për Thaçin ishte propozim i papranueshëm.

Si rezultat, Thaçi as nuk e përkrahu kornizën dhe as nuk dha përgjigje direkte.

Delegatët e tjerë të tij – Surroi, Rugova e Qosja – ishin ulur si cung, Surroi sepse nuk mendonte që i takonte të fliste, Rugova sepse e kishte ‘stil’ dhe Qosja sepse mendonte se Thaçi po e bënte gjënë e duhur”, thuhet në librin “Madam Secretary”./Epilogu/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Izmi Zeka Në mbledhjen solemne të parlamentit të mos…