Albright pritet të jetë kreu i dialogut Kosovë-Serbi, irritohen rusët

16 dhjetor 2020 | 10:42

Një lajm i fortë vjen nga SHBA, Madeleine Albright, sekretarja e shtetit që udhëhoqi aksionin për çlirimin e Kosovës pritet që të përfshihet në ndërmjetësimin e dialogut, mes Prishtinës dhe Beogradit.

Pikërisht kjo mundësi që po qarkullon në qarqet diplomatike është cilësuar si lajm i kobshëm nga mediat ruse që kanë nisur menjëherë sulmin.

Portali i Kremlinit, Sputnik thekson në një shkrim të gjatë të saj se rikthimi i Albright “sjell kujtime të ndrydhura të fjalëve dhe veprave, një politikane i konsideruar nga shumë njerëz si një kriminel lufte”.

Sipas rusëve, që kanë nisur një fushatë të menjëhershme su lmi ndaj ish-sekretares amerikane të shtetit ajo “ishte një nga avokatët më të zëshëm të bombardimeve në Jugosllavinë e atëhershme FR është ende një mik i madh i shqiptarëve dhe një promovues i pavarësisë së Kosovës me çdo kusht”.

Dhe për këtë kanë sjellë një deklaratë të zyrtares së SHBA, e cila është shprehur: “Kosova mbetet një provë e demokracisë, por me angazhimin e madh të miqve në Kongres dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, ata mund të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe prosperitetit për të gjithë. Patriotët amerikanë janë miq të vërtetë të shqiptarëve”.

Vitin e shkuar, Albright u përplas me një grup serbësh në Pragë, ndërsa po promovonte një libër të saj. Madeleine Albright lindi në vitin 1937 në Pragë me emrin e lindjes Maria Jan Korbelova.

Ajo e kaloi vitin e parë të jetës së saj në Beograd, pasi babai i saj ishte një diplomat në ambasadën Çekosllovake, ku aty mësoi edhe gjuhën serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë që po kërkonte medoemos të bëhej e famshme…