Albulena Bajraktari, “Miss social media”, po i radhitë sukseset hap pas hapi

17 korrik 2018 | 10:56

 Të shkruash për vajzën e re, Albulena Bajraktari, është një mrekulli. Kjo bukuroshe në “Miss Univers Kosova 2018” arriti ta marrë çmimin prestigjioz të “Miss social media”.

Ky çmim ka vlerë të papërshkrueshme, sepse ky titull iu dha nga populli. Ta takosh Albulenën është një kënaqësi e vërtetë. Albulena është një vajzë jo vetëm shumë e bukur, por me plot kuptimin edhe një personalitet. Ka kulturë, ka vlerë, ka shkollë. Me një fjalë, është mrekullia e Zotit. Ajo në fillim na tha se është në Shkollën e Mesme të Financave në Belgjikë.

Është bija e këngëtares së njohur Fikrije Bajqinovci dhe mbesa e atdhetarit Qazim Bajraktari, pra prijësit të Bajrakut të Ostrazubit, i  cili bëri rezistencë kundër okupatorit serb deri në vdekje. Ai ishte nëpër malet e Kosovës që nga Lufta e Dytë Botërore. I gjithë angazhimi i tij ishte për Shqipërinë etnike.

Mrekullia e Albionës është jo vetëm që mori këtë çmim me vlerë që i hapi rrugë në vijim asaj, por Albiona është edhe një nxënëse e mrekullueshme në mësime. Ajo zotëron edhe tri gjuhë të botës, përveç gjuhës kombëtare të vet, ajo flet edhe frëngjisht, gjermanisht dhe anglisht. Albiona që kur i kishte 15 vjet u mor me modelime në Agjencinë e Modelimit në Belgjikë.

Gjatë kësaj periudhe ajo ka bërë një katalog me fotografi që është shpërndarë në katër shtete të botës: Francë, Itali, Spanjë dhe Belgjikë. Ajo është ftuar nga shumë agjenci botërore për të bërë fotografi me të.

Albiona ka nënshkruar kontratë edhe në Dyseldorf të Gjermanisë. Po ashtu, ajo ka falënderuar ekipin përzgjedhës që ka vlerësuar drejt, në veçanti Labinot Gashin e Atdhe Gashin që, siç thotë ajo, e kanë respektuar shumë.

“Epoka e re”: Të arriturat e juaja janë të mëdha, mirëpo para se ta merrnin titullin e “Miss Univers Kosova 2018”, cilat ishin aktivitete e juaja?
Bajraktari: Tash po përmendi edhe një aktivitet timin. Në periudhën e lartpërmendur unë kam qenë e angazhuar në sfilatat në një agjenci në Gjermani.

“Epoka e re”: Si konkurrove?
Bajraktari: Këto ditë isha në Kosovë me mamin tim, këngëtaren Fikrije Bajraktari. Kur e pashë konkursin për “Miss Univers Kosova 2018” vendosa të konkurrojë dhe më doli të jetë një hap i qëlluar, sepse u ndava me një çmim shumë me vlerë që më tutje më hapë rrugë për të ecur përpara.

“Epoka e re”:  Jeni shpallur “Miss social media” mes 16 vajzave të tjera të bukura. Ç’do të thotë ky çmim për ju?
Bajraktari: Ishte privilegj të marrësh titull në këtë garë të bukurisë. Kjo do të më japë përparësi të ec drejt titullit me prestigjioz të bukurisë. Pra, ma jep mundësinë ta përfaqësoj Kosovën në gara ndërkombëtare.

“Epoka e re”: A krijuat miqësi me vajzat e tjera?
Bajraktari: Ka qenë një nga përvojat më të veçanta për mua. Pata mundësinë të njoh e të lidh miqësi, dhe jam e sigurt se do të jenë miqësi që do të jetojnë gjatë në kohë. Ne ishim mike dhe rivale në të njëjtën kohë. Kam marrë pjesë në disa evenimente të bukurisë, por “Miss Univers Kosova 2018” është një kënaqësi për mua që nuk do ta harroj kurrë.

“Epoka e re”: A është pasion yti modelimi?
Bajraktari: Sigurisht po. Më pëlqen arti, në këtë çast pasarelat dhe fotografitë. Më pas, shohim…

“Epoka e re”: Sa të mbështetë familja në këtë pasion?
Bajraktari: Mendoj se është një mbështetje shumë e madhe për mua. Më qëndrojnë gjithnjë pranë. Mami ka qenë gjithnjë një shtysë që unë të jem pjesëmarrëse. Mami është një këngëtare e njohur e estradës së Kosovës, pra ajo është Fikrije Bajraktari.

“Epoka e re”: Të pëlqen ta vazhdosh rrugën e modelueses dhe të prezantueses. Cilat janë ëndrrat në sirtar për ju në të ardhmen?
Bajraktari: Thashë dhe më parë se më pëlqen shumë modelimi. Sa i përket prezantimit, pse jo, nëse më jepet mundësia. Ëndrra në sirtar tani kam shumë, por më mirë të mos e “hap” sirtarin.

Ismail Rexhepi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hajdin Abazi PROBLEME THEMELORE TË PUNIMEVE STUDIMORE (11) (Autori është…