Albulena Gërvalla fiton medaljen e bronztë në Evropian
10 shkurt 2019
| 14:39
Edhe një medalje evropiane e fituar nga karateja në kampionatin evropian, që po mbahet në Aalborg të Danimarkës, për grupmoshat U-21, junior dhe kadet.
Këtë herë, Albulena Gërvalla, ka fituar medaljen e bronztë për U-21, kategoria deri në 55 kilogramë.
Deri tek medalja e bronztë, karateistja jonë erdhi përmes repesazhit, ku shënoi tri fitore, ndërsa një tjetër e kishte arritur në luftën e parë.
Dy ditë më parë, edhe Melos Gashi, në grupmoshën e kadetëve, fitoi medaljen e argjendtë.
Kombëtarja e karatesë po paraqitet në evropian me 25 garues.