Albulena Haxhiu akuzon Sami Lushtakun: Mbrëmë personalisht ka tentuar ta sulmojë eskortën e kryeministrit

28 janar 2025 | 12:40

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar kryetarin e Degës së PDK-së, Sami Lushtaku se  mbrëmë personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit Albin Kurti.

Haxhiu ka thënë se Lushtaku “me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skenderajt, e ka pre rrugën e veturës së kryeministrit me qëllim sulmin”.

“Sami Lushtaku mbrëmë personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e Kryeministrit. Ai me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skenderajt, e ka pre rrugën e veturës së kryeministrit me qëllim sulmin. Dëgjova që disa gazetarë të Klan Kosovës e kanë pyetur kryeministrin se po i përdorë veturat zyrtare, ndoshta është mirë me e pyetë Saminë se prej cilës pompë të benzinës i ke komandu huliganët tu, para se të nisesh si i frustruar”, ka shkruar Haxhiu në “Facebebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Prof. Dr. Sabile Keçmezi - Basha, "Ekzekutimi i shqiptarëve nga…