Albulena Haxhiu e shokuar me uljen e dënimit për Pjetër Ndrecaj
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njëherit anëtare e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, është shprehur e shqetësuar me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore në Gjakovë ndaj Pjetër Ndrecajt, i cili akuzohet për vrasjen e ish-gruas dhe vajzës së tij.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ky aktgjykim është padrejtësia e radhës ndaj grave.
Sipas saj, aktgjykimi tregon se jeta e gruas dhe fëmijëve nuk është e vlefshme për institucionet e drejtësisë.
Postimi i plotë e Albulena Haxhit:
Jam e shokuar me uljen e dënimit për vrasësin e të ndjerës Valbonës dhe vajzës së saj!
Ky aktgjykim është padrejtësia e radhës ndaj grave. Ky aktgjykim është aq skandaloz sa tregon se jeta e gruas e fëmijëve nuk është e vlefshme për institucionet e drejtësisë. Në vend se institucionet e drejtësisë të jenë vendi ku triumfon drejtësia ato janë shndërruar në zyra për pazare e vendime të turpshme ku amnistohen kriminelët e inkurajohen të tjerë për veprime kriminale!
Asnjëherë më shumë nuk kemi pasur nevojë për shtetin e së drejtës!