
Albulena Haxhiu është vegël e bllokadës së radhës
25 prill 2025
| 07:47
Analistja politike Aida Dërguti deklaroi se Albulena Haxhiu është vegël e bllokadës së radhës në Kuvend.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo tha se Haxhiun po e përdorin qëllimisht për të mos e votuar.
“Shihet që LV s’i ka numrat për qeverinë, dhe konstituimi i Kuvendit, i cili do ta shkaktonte rrjedhjen e afateve, për sa kohë nuk i kanë numrat, nuk është në interes të Vetëvendosjes.
Prandaj e gjithë kjo lojë dhe përsëritja e emrit të njëjtë, pra eksperimenti i njëjtë e me prit rezultate të ndryshme pa provuar as të negociohet, është nonsens”, tha Dërguti.