
Albulena Haxhiu: Kemi shansin historik për ta nisur ndryshimin
16 janar 2020
| 18:48
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në llogarinë e saj në “Facebook” ka publikuar letrën e Albin Kurtit drejtuar Isa Mustafës.
Mbi ketë letër, Haxhiu ka shkruar edhe një porosi për LDK-në: “Kemi shansin historik për ta nisur ndryshimin”.
Kurti sot në letrën e tij drejtuar Mustafës i ka bërë thirrje LDK-së të heq dorë nga largimi i Glauk Konjufcës nga kreu i Kuvendit dhe e ka ftuar atë të rikthehet në tryezën e bisedimeve për marrëveshje për qeverinë e përbashkët.
/Epoka e re/