Albulena Haxhiu kërkon dorëheqjen e Aleksandër Lumezit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një statusi në profilin e saj në “Facebook” ka kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.
Reagimi i Haxhiut erdhi pas letrës së gjatë të ish-prokurorit Elez Blakaj, i cili akuzon kryeprokurorin Lumezi për ndërhyrje.
“Letra e ish prokurorit Blakaj shpërfaq skandalet dhe kapjen e sistemit të drejtësisë nga mafia në pushtet që është e lidhur direkt me drejtuesit e sistemit të drejtësisë! Aty përmendet kryeprokurori Lumezi dhe të tjerë, e që pas atyre që ka shkruar ish prokurori Blakaj, Aleksander Lumezi duhet dhënë dorëheqje sa më parë!”, ka shkruar Haxhiu.
Blakaj në letrën e tij thotë se shefi i tij, Lumezi i kishte kërkuar llogari për faktin se prokurori i dorëhequr kishte intervistuar Kadri Veselin për rastin e veteranëve.