Albulena Haxhiu: LDK-ja ta tregojë vetën se vërtetë e do ndryshimin

20 janar 2020 | 12:33

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot kanë dorëzuat emrin e mandatarit për kryeministër për të formuar qeverinë e re.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se mandatari për kryeministër, Albin Kurti, do të jetë ai që ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Jo më vonë se 15 ditë, kandidati ynë, duhet të paraqes përbërjen e Qeverisë para Kuvendit. Këto ditë janë shans ideal për të marrë vendimin historik në përputhje me vullnetin e qytetarëve”, ka shkruar ajo.

Haxhiu i ka bërë thirrje LDK-së që ta tregojë veten se e do vërtet ndryshimin.

“Për të jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor, ne kemi bërë shumë kompromise. Është radha që LDK, të tregojë se e do vërtetë ndryshimin”, ka shkruar Haxhiu.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi arriti një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin 2-1…