Albulena Haxhiu, LDK-së: Jo faleminderit
18 dhjetor 2019
| 20:41
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka komentuar mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se mbledhja e KP të LDK-së u përdorë për ta betonuar apetitin “e atyre”.
Ajo ka theksuar se LDK-ja pos kryeparlamentarit dhe presidentit e do edhe gjysmën e qeverisë.
“Mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre. Përveç që i duan zv.KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e don edhe kryeparlamentarin edhe presidentin. Pra, e duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo falemnderit”, ka shkruar Haxhiu.