Albulena Haxhiu: Opozita e tanishme duhet të qeverisë me vendin
14 gusht 2019
| 12:50
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se për këtë subjekt politik zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhje.
Sipas saj, opozita e tanishme duhet që të qeverisë me Kosovën.
Në debatin e sotëm të organizuar nga Kolegji Riinvest me temën: “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, ajo ka theksuar se LV-ja ka dashur një datë më të afërt për seancën e jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka pohuar se është shansi i fundit që PDK-ja duhet të dalë në opozitë.
“LV-ja nuk bën koalicion me PDK-në. Veseli sikur ka qenë në koma dhe tani po bën komente që duhet luftuar korrupsionin dhe duhet rikthyer të rinjtë që kanë ikur nga Kosova”, është shprehur deputetja Haxhiu.