
Albulena Haxhiu publikon videon e Thaçit duke votuar, ‘harron’ se atëherë nuk kishte ligj për qeverinë
15 prill 2025
| 16:20
Deputetja Albulena Haxhiu e ka “zbuluar” ujit e nxehtë nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.
Ajo ka publikuar një video nga arkiva, ku sipas saj, Hashim Thaçi votonte si kryeministër në detyrë dhe deputet.
Megjithatë, Haxhiu ka harruar se atëherë nuk kishte ligj për qeverinë.
Ligji për Qeverinë është miratuar në pushtetin e LV-së, dhe të njëjtit nuk e kanë respektuar nenin për dorëheqje para se të bëhen deputetë.