Albulena Haxhiu sulmon opozitën për Listën Serbe: “E ngritën dorën dhe e certifikuan”

06 prill 2025 | 20:29

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka bërë një reagim në Facebook-un e saj për Listën Serbe, duke e sulmuar opozitën. Ajo thotë se ky subjekt politik “ishte dhe mbetet bombë e kurdisur në vendin tonë”, që sipas saj ”e tërhoqën për hunde secilën qeverisje, përveç Qeverisë Kurti”.

Haxhiu këtë reagim e ka bërë pasi Qeveria doli me një komunikatë sot ku u tha se Beogradi po përpiqet të pengojë konsolidimin e institucioneve.

Edhe Kurti ka thënë se Milan Radojçiq tash është kryetar ‘de facto’ i Listës Serbe, që shënjestër kanë disa deputetë të pakicave joserbe.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Kur nuk mësohet nga gabimet atëherë krejt çka mbetet është të çuditurit nga manifestimi i vet veprimeve të gabuara në kohë. Kështu në dialog e krijuan në subjekt të Serbisë në Kosovë si Lista serbe, pastaj u varën pafundësisht nga ky subjekt i Beogradit që e ngrente për hunde bash secilën qeverisje, përveç qeverisë Kurti. Lista Serbe ishte dhe mbetet bombë e kurdisur në vendin tonë.

Dhe, kjo opozitë sërish pati mundësinë që sadopak të përmirësonte gabimin. Kishin mundësinë dhe ishte jetike të mos certifikohej për zgjedhje Lista Serbe për aq kohë sa nënkryetarin e kishte organizator dhe prijës së sulmit në Banjskë dhe nuk ishte distancur kurrë nga ajo ngjarje. Por, e ngritën dorën dhe e certifikuan. Kështu nga gabimi në gabim, pa e kuptuar rëndësinë jetike të veprimit të drejtë, kombëtar e historik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga hakmarrja për Pacollin, tek koalicioni për mbijetesë, një histori…