Albulena Haxhiu thotë se Arben Vitia bëri punë të jashtëzakonshme
01 tetor 2021
| 14:55
Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi bashkëpartiaku i saj, Arben Vitia ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.
Pavarësisht se i njëjti është kritikuar në vazhdimësi për keqmenaxhim me pandeminë dhe është kërkuar dorëheqja e tij, Haxhiu ka thënë se Vitia ka bërë punë të jashtëzakonshme.
“Faleminderit për punën e jashtëzakonshme në kohën më të vështirë për qytetarët dhe vendin!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.