![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/dafinemoje.jpg)
Albumi ‘Dafinë Moj’ do të publikohet më 1 tetor
26 shtator 2021
| 16:46
Është këngëtarja më aktuale e momentin, edhe pse ka vite në skenë. Shumë e dashur dhe e kërkuar nga publiku, Dafina Zeqiri prej kohësh ka paralajmëruar albumin e ri muzikor “Dafinë Moj”, i cili tashmë është finalizuar dhe ka një datë publikimi.
Përmes një postimi në “Instagram”, Dafina ka njoftuar fansat se albumi do të publikohet me 1 tetor, në të gjitha platformat.
Kujtojmë që të gjitha të ardhurat nga shitja e këtij albumi do të dhurohen për Shoqatën e Autizmit të Kosovës.