Albumi i ri i Gencit me mbi 15 këngë
24 gusht 2019
| 14:52
I ulur në një vaskë xhakuzi, Genc Prelvukaj, ka bërë me dije se albumin e ka gati.
Në llogarinë e vet në “Instagram”, ai ka postuar një fotografi për të cilën të gjithë ata që kanë vapë do ta kenë lakmi.
Albumi po vjen. 15-20 këngë të reja. Çfarë lloji të këngëve doni me pasë brenda?”, ka shkruar ai tek përshkrimi i imazhit të postuar, duke e pritur kështu mendimin e 145 mijë ndjekësve të tij.