Alcaraz, “arrë” e fortë për Gjokoviqin
14 korrik 2024
| 20:45
Tenisti nga Spanja, Carlos Alcaraz pa telashe e ka mposhtur serbin Novak Gjokoviq, në finalen e turneut të madh “Wimbledon”.
Të dielën, Alcaraz e shkatërroi 3:0 Gjokovqin në sete – 6:2, 6:2 dhe 7:6 – ku seti i fundit u vendos me “tiebreak”, me spanjollin që fitoi 7:4.
Për Alcarazin, ky është trofeu i dytë i fituar në “Wimbledon” dhe kështu u bë tenisti më i ri që e fiton dy herë rresht këtë Grand Slam.
21-vjeçar në finalen e vitit të shkuar e kishte mposhtur Gjokoviqin për trofeun e parë, të cilin e mbrojti me stil të dielën.