Alcaraz: Besoj se ne të dy mund të kemi një rivalitet si ai mes Federerit dhe Nadalit
Tashmë që Roger Federer është tërhequr nga tenisi të gjithëve u mungon rivaliteti që ai kishte me Rafael Nadal.
Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz dhe ai italian Jannik Sinner vazhdojnë të mbajnë lart flamurin e brezit të ri. Dy tenistët kanë arritur një pjekuri të rëndësishme, që pritet të jetë rivaliteti i ardhshëm i këtij sporti. Dy tenistët, respektivisht numrat 2 dhe 3 në botë, u përballën për herë të fundit në gjysmëfinalen e Indian Wells (fitoi Alcaraz). Alcaraz, duke folur për rivalitetin me Sinner dhe mundësinë që ajo t’i ngjajë asaj mes Federer e Nadal, ka thënë: “Fedal? Ata kishin një rivalitet shumë të bukur dhe sfidues në të njëjtën kohë”.
“Ajo që mësova prej tyre është se nuk mund të ngelesh kurrë prapa, të dorëzohesh apo të vendosesh. Ju gjithmonë duhet të përmirësoheni, gjithmonë duhet të ngrini nivelin tuaj. Nuk ka rëndësi nëse mendoni se jeni në maksimumin tuaj, gjithmonë mund të jepni pak më shumë”, u shpreh Carlos Alcaraz.
“Unë shpresoj që me Jannik të kem një rivalitet si ai që kishin ata të dy. Shpresojmë që të dy të kemi një të ardhme të gjatë dhe të bukur përpara nesh në këtë sport. Në këtë mënyrë, shpresoj të jem në gjendje të jap më të mirën time dhe të vazhdoj të rritem falë rivalitetit me të”, ka shtuar tenisti spanjoll.