Alcaraz eliminohet në Miami, përfiton italiani Sinner
Bullgari Grigor Dimitrov ka bërë surprizën në ATP Miami, duke eliminuar numrin 2 të botës, 20 vjeçarin spanjoll Carlos Alcaraz me rezultatin 2-0, pas sukseseve 6-2 dhe 6-4. Dimitrov siguroi kështu biletën e fundit për në gjysmëfinale, ku do të përballet me Aleksander Zverev, por njëkohësisht i dha një asist edhe italianit Yannick Sinner për të marrë vendin e dytë në renditjen e tenistëve.
Alcaraz u shfaq shumë larg formës së tij më të mirë në betonin e Floridas, duke gabuar shpesh në shërbime, të cilat janë një pikë e fortë e tij. Pikërisht për shkak të mungesës së qetësisë, spanjolli i dha mundësinë Dimitrovit që të marrë një fitore në dukje të lehtë, por natyrisht shumë të djersitur në fushë.
Të premten do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e parë, mes Sinner dhe Daniil Medvedev, teksa mbërritja në finale, por edhe triumfi në të do ta katapultonte italianin direkt në vendin e dytë të renditjes botërore për tenistë, fill pas serbit Djokovic.
Me eliminimin në Miami, spanjolli Carlos Alcaraz është ndalur në kuotën e 8645 pikëve në renditjen botërore, ndërsa Sinner mban vendin e tretë me 8110 pikë dhe triumfi në turne, do të sillte edhe parakalimin në renditje, me italianin që do të ngjitej për herë të parë në histori në vendin e dytë./abcnews.al/