Alcaraz, milioner që në moshën 20-vjeçare

20 korrik 2023 | 13:13

Grand Slam i Wimbledonit është turneu më i rëndësishëm i tenisit, ndër më të vjetrit në botë, i famshëm edhe për faktin se premio që jepet për sportistët është i madh.

Këtë sezon premio i dhënë për fituesin ishte më i larti në histori: 3.2 milionë euro. Një shumë që u arkëtua nga tenisti spanjoll Carlos Alcaraz, fitues i këtij turneu, pas fitores 3-2cnë finale ndaj Novak Djokoviq. Shifër marramendëse për një tenist që është vetëm 20 vjeç dhe në fillimet e karrierës. Ky ishte grand slam i dytë i fituar nga Alcarazin në karrierë, që ka fituar edhe mjaft turne të tjerë Masters apo më të vegjël.

Sipas medieve, deri më tani, Alcaraz ka fituar 20 milionë euro nga premiot e ndryshme, duke shkëlqyer me lojën e tij. Alcaraz është numri 1 në botë dhe po dominon, duke qenë pasardhësi i këtij sporti. Paraqitjet e tij kanë sjellë edhe mjaft sponsor, si Rolex, orën e së cilit spanjolli e mbante në dorë gjatë ceremonisë (vlerë 120 mijë dollarë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt është binjakëzuar me komunën e Vukovarit në…