Alcarazi fiton finalen maratonë ndaj Sinnerit
Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz fitoi 2-1 (6-7, 6-4, 7-6) ndaj italianit Jannik Sinner, pas 3 orësh e 20 minutash lojë, finalen e turneut ATP 500 në Pekin. Një finale e jashtëzakonshme mes dy tenistëve më të mirë në botë. Përballë njëri-tjetrit ishin numrat 1 dhe 2 në botë, ndaj spektakli ishte i garantuar në fushë. Sinner, që kryeson renditjen, fitoi në “tie break” setin e parë, por më pas erdhi përmbysja e spanjollit, që fitoi dy setet e tjera. Sinner kishte mundësi të mbyllte ndeshjen në setin e dytë, por nuk ia doli dot mbanë. “Jam i kënaqur për këtë triumf, që është
shumë i rëndësishëm për mua. Arrita të gjej kënaqësinë dhe ndihem sërish i motivuar”, ka thënë Alcaraz. “Sinner tregoi sërish se është më i miri në botë. Për mua, niveli që po tregon është i jashtëzakonshëm. Është një bishë dhe shpresoj që të luajmë sa më shpesh mes nesh, pasi argëtohemi në fushë”, u shpreh Alcaraz.