Alderweireld: Duhet të kemi kujdes kundërsulmet e Dritës

27 korrik 2022 | 21:34

Drita dhe Antwerp do të përballen nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë e dy skuadrave në kuadër të Ligës së Konferencës, pasi në të parën luajtën baras 0-0 në Belgjikë.

Antwerp ka arritur tanimë në Kosovë dhe kanë mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes.

Kapiteni i skuadrës belge, Toby Alderweireld  ka folur para përballjes të së enjtes mbrëma, ku ka thënë se duhet të jenë të kujdesshëm.

“Duhet të luajmë me pjekuri, të tregojmë cilësi, të shënojmë gola dhe t’i kushtojmë vëmendje kundërsulmeve për të kaluar tutje”.

“Treguam lojë të mirë në Mechelen disa ditë më parë, por ne mund të bëjmë shumë më mirë”, deklaroi kapiteni i skuadrës belge, Toby Alderweireld.

Drita dhe Antwerp do të përballen të enjten mbrëma me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të gjithë personat që janë të apasionuar pas historive…