Aldin Pacolli ndjek ëndrrën e tij
Djaloshi nga Mareci i Prishtinës, që jeton së bashku me familjen e tij në Tiçino të Zvicrës, Aldin Pacolli i lindur me 9 shtator 2012, është duke shkëlqyer në basketboll.
Hapat e parë të basketbollit i ka filluar qysh në moshën 7 vjeçare.
Aldini është i vetmi shqiptar që luan për ekipin Mabetex Lugano U-12 në kantonin e Ticinos në Zvicër. Pozita e tij e dobishme është alo anësore. Aldin Pacolli i cili është djali i biznesmenit të sukses’shmëm Emin Pacollit, gjatë pushimeve në Kosovë ushtrohet nga basketbollistja më e mirë në Kosovë, Arbnore Perquku ndërsa kondicionalet i kryen së bashku ish-yllin e hendbollit kosovar, Alban Dobroshin.
I pyetur nga “Epoka e re”, se cili është idoli i tij në basketboll, Aldin Pacolli ka thënë se frymëzim për këtë sport ka LeBron Jams e NBA-së dhe Drilon Hajrizin e Kosovës.