‘Aleanca do të dalë 12 deri 13 për qind në këto zgjedhje’
Kanë mbetur edhe tri ditë deri te zgjedhjet qendrore të 9 shkurtit. Analistët në studio të ndryshme po bëjnë kalkulime se si do të dalin partitë politike në këto zgjedhje.
Gazetari dhe njohësi i çështjeve politike Berat Buzhala, në emisionin “Rubikon”, ka thënë se koalicioni AAK-Nisma, do të dalë rreth 12 apo 13 për qind në këto zgjedhje.
“Unë kam qenë në tubimin e fundit të koalicionit AAK-NISMA, në Malishevë. Aty ka qenë një tërmet prej tubimit të njerzëve që kanë qenë aty. Ky ka qenë njëri prej tubimeve më të mëdha që kam pa najherë. Pra ky koalicion ka mi marrë mbi 100 mijë vota si total, diku 107 mijë vota. Madje munden me shku edhe deri në 12 apo 13 për qind”, ka thënë Buzhala.
Ndryshe, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) së bashku me partnerët e koalicionit, në këtë fushatë i kemi parë me një mbështetje të madhe në secilin tubim që kanë qenë.