Aleanca e Gruas, e udhëhequr nga Diellza Kukaj, zgjedh kryesinë (emrat)
Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës së Gruas së Kosovës ka zgjedhur kryesinë e re.
Diellza Kukaj nga Peja është zgjedhur kryetare e AGK-së, e cila është kandidate për doktor shkence në ekonomi, në Universitetin e Grazit në Austri. Është hulumtuese shkencore dhe ka publikuar punime të shumta në revista të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare. Diellza ka shumë vjet që është pjesë e AAK-së, e gjatë vitit 2020 ka kryer detyrën e këshilltares dhe zëdhënëses në Ministrinë e Arsimit.
Foto: Diellza Kukaj, kryetare e Aleancës së Gruas
Diellza Kukaj, do të ndihmohet nga një kryesi 39 anëtareshe, e përbërë nga gra të suksesshme të profesioneve të ndryshme që nga arsimi, shëndetësia, shkenca e teknologjia, e deri te deputete, aktiviste të njohura politike dhe të çështjeve gjinore. Gjithashtu një pjesë e kryesisë përbëhet nga gra që për herë të parë marrin pjesë në këtë forum të lartë të partisë.
Nënkryetare e parë e AGK-së është zgjedhur Marqe Tanushi-Selmanaj
Nënkryetare, Nora Boshnjaku
Nënkryetare, Eranda Kumnova Baçi
Nënkryetare, Albana Bytyçi
Nënkryetare, Floriana Leku-Sadiku.