Aleanca franceze me aktivitete për promovimin e gjuhës frënge

09 janar 2020 | 12:03

Aleanca Franceze në Prishtinë ka organizuar ditën e dyerve të hapura. Drejtoresha e kësaj aleance, Anne Sophie Veyrier, ka thënë se qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i gjuhës frënge.

Ajo ka thënë se nëpërmjet këtij aktiviteti njoftohen të gjithë ata që dëshirojmë ta njohin gjuhën frënge.

“Ne do të kemi rastin t’i prezantojmë aktivitetet tona njerëzve në Prishtinë dhe sot gjatë ditës 3 herë do të kemi kurse gratis të cilët do t’i ofrojmë për të gjithë ata që janë të interesuar dhe gjatë ditës do t’i informojmë njerëzit për aktivitet tona kulturore dhe kurset që i ofrojmë dhe do të ketë zbritje për kurset”, ka thënë ajo, raporton “EO”.

Veyrieri ka thënë se grupmoshat që mund të marrin pjesë në këto aktivitete janë duke filluar prej 6-10 vjeç, adoleshentët dhe të rriturit.

Më tutje, ajo ka bëtë me dije se kurse falas do të ofrohen vetëm gjatë ditës së sotme.

“Vetëm sot deri në ora 8 të mbrëmjes. Qëllimi është promovimi i gjuhës frënge dhe në këtë rast dëshirojmë t’i njoftojmë të gjithë ata që ta njohin gjuhën frënge dhe sot do të ofrojmë kurse gratis për të parë sa i pëlqen gjuha frënge dhe në qoftë se nuk e dinë ta mësojnë”, ka thënë Veyrieri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Toni Kroos ka shënuar një gol të “çmendur” në ndeshjen…