Aleanca për Shqiptarët i bashkohet Qeverisë LSDM-BDI

09 shkurt 2023 | 22:24

Kryetari i Aleancës për Shqiparët, Arben Taravari njoftoi se kanë vendosur të jenë pjesë e Qeverisë.

Taravari njoftoi se ASH-ja do drejtojë me dy ministri, të Drejtësisë dhe të Shëndetësisë, ndërsa tha se po bisedohet për marrjen e zv. kryeministrit për Çështje Ekonomike ose Ministrinë për Administratë dhe Shoqëri Informatike.

Ai tha se ASH në shumicën e re do të ketë edhe zv. ministrin e Mbrojtjes dhe zv. ministrin e Bujqësisë.

Taravari theksoi se nesër përsëri do të ketë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski me të cilin do të nënshkruajmë një marrëveshje që e kemi të gatshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pllaka me emrat e veteranëve të UÇK-së të fshatrave Damanek,…