Aleanca për Shqiptarët kërkon dorëheqjen e ministrit Limani pasi iu refuzua viza për në ShBA

12 mars 2025 | 16:08

Aleanca për Shqiptarët (ASh) në Maqedoninë e Veriut ka reaguar pas refuzimit të vizës për ministrin e Politikës Sociale, Fatmir Limani, për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky refuzim e detyroi ministrin të anulojë udhëtimin zyrtar në OKB, Nju-Jork.

ASh-ja e ka cilësuar këtë ngjarje si një “turp” për shtetin dhe një dëmtim të imazhit ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut. Aleanca për Shqiptarët kërkoi që ministri Limani të dorëhiqet ose të shkarkohet nga posti i tij.

Limani ka pranuar se refuzimi i vizës lidhet me të kaluarën e tij politike, por ASh-ja ka thënë se kjo është një “manipulim”.

Sipas partisë, fakti që një ministër nuk mund të hyjë në SHBA është një dështim që pasqyron dështimin e të gjithë qeverisë, raporton “Klan Macedonia”.

Aleanca për Shqiptarët ka shtuar se heshtja e kryeministrit dhe e qeverisë tregon paaftësi për të menaxhuar situatën, dhe se ky skandal nuk duhet të mbulohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë të mërkurën…